Takim pune me ambasadorin e Izraelit, Z.Dan Oryan dhe David Ungar Klein

 12, Mars, 2019

Ministri pa resor i angazhuar për tërheqjen e investimeve të huaja në Qeverinë e Repuplikës së Maqedonisë së Veriut, z.Bardhyl Dauti, më datë 12.03.2019, realizoi një takim pune me investitorë potencial nga shteti i Izraelit të cilat janë të interesuar të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i Izraelit, Z.Dan Oryan dhe David Ungar Klein.

Ministri Dauti në fjalimin e tij prezantoi lehtësirat fiskale që mund ti gëzojnë investitorët e huaj në zonat e lira ekonomike: si tatimi në fitim 10 vitet e para është 0%, tatimi për të ardhurat personale 10 vitet e para është 0%, tvsh është 0%, taksa e pronës është 0%, akciza 0%. Taksat doganore për importin e materialeve të lëndës së parë dhë paisjeve te ndryshme janë 0%.

Ministri Dauti gjithashtu i njoftoi investitorët edhe me ligjin për përkrahje financiare të investimeve të huaja dhe të brendshme, ku sipas ligjit shteti i jep perkrahje financiare firmave prodhuese duke ju mundësuar financim të kostos së investimit në masën prej 10% të kostos totale të investimit, me kushtin që me biznes plan të projekteve investive të projektohet dhe realizohet tre fishimi i eksporteve dhe pundhënies.

АКТУЕЛНОСТИ: